Një person rreth 45-vjeç dyshohet se është mbytur mbrëmjen e sotme në liqenin e Farkës në Tiranë.
“ABC” ka siguruar pamjet e momentit kur në vendin e ngjarjes arrin ambulanca.
Policia thotë se nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se 45 vjeçari me inicialet B.H. është mbytur në liqen.
Policia thekson se është bërë njoftimi i polumbarëve për nisjen e kërkimeve për gjetjen e trupit të 45-vjeçarit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes./ Abcnews.al