Ambrosini: Çfarë dysheje Maldini-Boban! Rebic bishë, Giampaolo “maniak”

schedule10:57 - 20 Shtator, 2019

schedule 10:57 - 20 Shtator, 2019

Massimo Ambrosini është një nga ata që e njeh mirë Milanin dhe futbollin italian. Tashmë pjesë e Sky Sport, ish-mesfushori ka folur për kuqezinjtë në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello Sport. Fillimisht ai jep mendimin e tij për trajnerin Marco Giampaolo, të cilin e vlerëson maksimalisht.

“Më pëlqen, pasi e njeh shumë mirë futbollin. Është maniak i punës dhe skuadrat e tij i kanë idetë e qarta. Është një avantazh i madh, pasi disa trajnerë të tjerë e kanë të vështirë t’i transmetojnë idetë e tyre te lojtarët. Ai duhet vlerësuar në një periudhë kohe jo të shkurtër. Është e drejtë të kërkosh kohë për t’i çuar gjërat në rrugën e menduar. Lëvizja e ndonjë lojtari, apo spostimet e ndryshme, tregojnë se ka nisur të merret me një dinamikë të caktuar”, deklaron Amrosini.

ANTE REBIÇ – Në të shkuarën ish-mesfushori i Milanit ka qenë shok skuadre me kroatin te Fiorentina: “Atëherë ai ishte pak i butë, le të themi i mirë. Milani ka nevojë për një lojtar që e interpreton lojën si ai, që ndryshon ritmin, që shpërthen, që është i fuqishëm dhe gjuan. Në përgjithësi Milani ka lojtarë shumë linearë. Fizikisht Rebic është një bishë”, shton ish-futbollisti i Milanit.

BOBAN – “Një rikthim romantik. Kam një raport shumë të mirë me të, edhe pse i zura vendin kur donte të luante mesfushor qendror në modulin 3-4-3 të Zaccheronit. Thjesht nuk mund ta bënte atë rol (qesh). Boban është një djalë me kulturë të rrallë në botën e futbollit. Ka aftësi të jashtëzakonshme për të kuptuar emocionet e njerëzve. Sa i takon njohurive dhe mënyrës së menaxhimit, është njeriu i duhur. Nëse e kritikon trajnerin për lojën, e bën sepse gjithmonë e ka dashur të bukurën”.

MALDINI – “Paolo ka ndryshuar nga vjet, e shoh më të qetë dhe më të vetëdijshëm për rolin e tij. Është gati që të ketë ndikimin e tij në klub. Roli i tij dhe i Boban do të jetë i rëndësishëm me një trajner si Giampaolo, sepse duhet mbështetje dhe kritika. Paolo dhe Zvone kanë një empati të frikshme, ata janë një çift mjaft i bukur”, ka përfunduar Ambrosini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!