Ambicia e Kinës, pengesa më e madhe për fitoren e Biden

schedule15:01 - 12 Tetor, 2020

schedule 15:01 - 12 Tetor, 2020

Nga Simos Tisdall, The Guardian

Si mund të humbasë zgjedhjet Joe Biden?

Dhjetëra sondazhe të shteteve të ndryshme që datojnë që nga pranvera i kanë dhënë Biden një epërsi ndaj rivalit të tij Donald Trump. Pothuajse të gjithë tani parashikojnë që Biden do të mposhtë Donald Trump në 3 zgjedhjet e nëntorit.

Edhe nëse sondazhet janë po aq të gabuara sa në 2016, kryesimi kombëtar i Biden është 10%, dhe ai ende mund të të fitojë votën e popullit me 7%.  Ai mund të fitojë shtete të forta si Pensilvania, Florida dhe Arizona dhe, bashkë me ta, kolegjin elektoral që ishte shkaku i humbjes së Hillary Clinton katër vite më parë. Të gjitha përpjekjet përçarëse të Trump për të ndryshuar dinamikën e garës kanë dështuar deri më tani.

Menaxhimi i tij ndaj Covid-19 ka nxjerrë në pak dështimet e tij, transmeton abcnews.al

Pra, duke supozuar që sondazhet nuk kanë përfunduar, çfarë mund të shkojë keq për Biden? Një nga rreziqet është mosha e tij, i cili është 77 vjeç. Kjo nuk do ta s’kualifikonte atë, por do të minonte besimin e popullit te aftësia e tij për të qeverisur.

Disa mendojnë së mashtrimi në votime mund të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve, ose nëse rezultatet janë shumë pranë, Trump mund të refuzojë të pranojë humbjen dhe të fitojë në gjykatën supreme , siç bëri George W Bush në 2000.

Por një kurth tjetër mund të jetë shumë afër: rreziku i shpërthimit të një krize ndërkombëtare, duke e lejuar Trump të shfaqet si mbrojtësi më i guximshëm i kombit ndërsa mënjanon në këtë mënyrë Biden. Sa më i dëshpëruar të bëhet Trump, aq më i lartë është rreziku që kjo të ndodhë.

Kina e sheh situatën më me prioritet. Diktatori-presidenti, Xi Jinping, në bazë të provave të së kaluarës,  do të përpiqet të rrisë autoritetin e tij pas periudhës pandemike dhe do të justifikojë politikat e tij gjithnjë e më të ashpra. Nëse vendos të veprojë, Xi mund të “rindezë” SHBA-në.

Xi ka bërë një rrugë të gjatë që nga momenti kur ai qëndroi i buzëqeshur në Shtëpinë e Bardhë së bashku me Barack Obama në shtator 2015 dhe premtoi një epokë të re të miqësisë midis 2 vendeve.

“Kina është e përkushtuar në rrugën e paqes dhe për krijimin e një politike të jashtme të karakterizuar nga fqinjësia e mirë dhe partneriteti,” deklaroi ai.

Kina beson se “demokracia dhe të drejtat e njeriut janë e përbashkëta e njerëzimit” dhe respekton ligjin ndërkombëtar, sovranitetin dhe lirinë tha ai. “Kina nuk ka ndërmend të ndjekë militarizimin” e Detit të Kinës Jugore.

Megjithatë, që nga ajo ditë, sjellja e Kinës ka qenë edhe më agresive dhe e paligjshme. Xi ka zgjedhur të luftojë me Indinë, Australinë dhe vendet Europiane, ka shtypur demokracinë në Hong Kong, ka hequr liritë e brendshme dhe ka forcuar kundërveprimet ndaj Tibetianëve dhe Ujgurëve të Xinjiang. Premtimi i tij rreth Detit të Kinës Jugore ishte i pakuptimtë.

Qëndrimet e SHBA-së-së gjithashtu kanë ndryshuar rrënjësisht. Lufta tregtare e Trump, sanksionet dhe akuza ndaj Kinës për koronavirusin e kanë kthyer miqësinë e supozuar në armiqësi të hapur. Në veçanti, shitjet e armëve të Trump dhe rritja e mbështetjes diplomatike dhe ushtarake për Tajvanin kanë zemëruar Xi.

Richard Haass, një veteran i politikës së jashtme, ka argumentuar se një zotim i qartë i SHBA-së për të ndërhyrë në konfliktin me Tajvanin,  do të pengojë Kinën dhe ushtrinë e saj gjithnjë e më të frikshme.

“Ekzistojnë spekulime se Xi do të “martohet”me ambiciet e tij për të realizuar ‘Ëndrrën e Kinës’ të tij dhe për t’u bashkuar me Tajvanin,  sa më shpejt që të jetë e mundur madje që në vitin 2021.

Askush nuk duhet të hedhë poshtë mundësinë që Tajvani mund të bëhet Hong Kongu i ardhshëm , “paralajmëroi Haass.

Politika aktuale e SHBA-së është e paqëndrueshme, shkruajti kolumnisti konservator George Will. “Kina nga ana tjetër ka demonstruar arrogancën e saj dhe ka krijuar pamaturi.

Shqetësimi se qëndrimet e SHBA-së po zbehen dhe se Uashingtoni është në mbrojtje të Tajvanit- ka prodhuar një lumë kërcënimesh, inkursione ajrore, stërvitje dhe snajper nga Pekini në javët e fundit, transmeton abcnws.al

“Toni militarist pasqyron natyrën prej fajkoi të Xi. Rreziku që vjen  propaganda mund të kthehet në veprime më provokuese. Lëvizjet e fundit ushtarake në Detin e Kinës Jugore dhe ngushticën e Tajvanit kanë rritur  mundësinë e përplasjeve midis vendeve, ” raportoi Steven Lee Myers i New York Times.

Fokusi i Amerikës është në 2021. Por, çfarë nëse Xi vendos të bëjë një lëvizje tani, në një moment shpërqendrimi nga SHBA-ja, kur zyrtarët e Pentagonit janë në izolim dhe sjellja  e Trump po bëhet gjithnjë e më e çuditshme?

Në një emergjencë të tillë, politika e preferuar e Biden për të përmirësuar marrëdhëniet me Kinën përmes dialogut dhe aleancave mund të mos funksionojë.

Xi ndoshta nuk ka dëshirë ta ndihmojë Trump që të rizgjidhet sërish President. Dhe ai me siguri nuk do të rrezikojë një përplasje tjetër ballë për ballë. Por duke marrë parasysh presionet e brendshme, askush nuk e di se në cilën mënyrë do të veprojë. Xi mund të llogarisë faktin se tani është shansi i tij më i mirë për të zgjidhur çështjen e Tajvanit.

Nëse rastësisht shkaktohet një krizë me Pekinin, apo kjo krizë provokohet nga një prej palëve, ai nuk mund të shfrytëzojë elektoratin që t’i bëjë demokratët të duken të dobët dhe ai vetë i fortë – dhe nëse rrezikon një luftë duke e bërë këtë, Biden duhet të shpresojë që armët të qëndrojnë të heshtura. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!