Ambasadorja shqiptare ka një lajm të mirë për emigrantët në Greqi

schedule18:57 - 1 Qershor, 2021

schedule 18:57 - 1 Qershor, 2021

Ambasadorja shqiptare në Athinë Luela Hajdaraga shprehet se takimi me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias ishte i frytshëm, ndërsa thekson se diskutimi u zhvillua për disa çështje, mes të cilave për shqiptarët që jetojnë në vendin fqinj dhe procedurat e pajisjes me dokumente.

Gjatë një takimi të frytshëm, të dytin në radhë, Ambasadorja Hajdaraga zhvilloi sot një bisedim konstruktiv me Ministrin e Jashtëm Grek, z. Dendias.

Bashkëbiseduesit diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe, luftën e përbashkët kundër Covid-19, hapjen graduale të kufijve, si dhe çeljen e procedurave për bashkimet familjare, një çështje që ka mbajtur të ndarë familjet për një periudhë kohore të gjatë.

Greqia është vendi ynë mik me të cilin kemi sfida të përbashkëta në bashkëpunimin rajonal dhe në kuadër të integrimit europian ku siç dihet do të kemi mbështetjen pa rezerva të Athinës në këtë proces” mbyllet postimi i ambasadës shqiptare.

Ndërkohë që Nikos Dendias u shpreh se “Ne biseduam për bashkëpunimin dypalësh, si dhe zhvillimet rajonale”./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!