Ambasadorja e OKB: Nevoja për ushqim, ujë dhe veshje është emergjente

schedule17:16 - 10 Mars, 2022

schedule 17:16 - 10 Mars, 2022

Situata në Ukrainë është e tmerrshme, pasi nevoja për ushqim, ujë dhe veshje tashmë është më e madhe se kurrë.

Ambasadorja për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së. Christina Katrakis, thotë se ukrainasit kanë nevoja urgjente për ushqime, ujë dhe veshje, por dhe ushtarët për armatim pasi situata është në gjendje kritike.

Katrakis thotë se ajo dhe ekipi i saj udhëtojnë drejt kufirit të Ukrainës me Rumaninë çdo ditë për të marrë ndihma humanitare dhe më pas për t’i shpërndarë ato në pikat e nxehta dhe qytetet, qytezat dhe fshatrat në Ukrainë.

Por ajo thotë se pjesa më e madhe e ndihmës nuk po shkon në zonat që janë më të prekura nga konflikti për shkak të rrezikut për ata që e transportojnë atë.

“Nevoja është e madhe. Nevoja për ushqim, ujë është në maksimum, dhe gjithashtu nevoja për pajisje mbrojtëse sepse ne kemi ushtarë dhe roje territoriale në thelb të zhveshur. Ata nuk kanë jelek, as helmetë, nuk kanë vizion nate”, deklaroi Katrakis. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!