Ambasadori Soreca takon Gentian Ibrahimin: BE vijon të mbështesë punën e KLP-së

schedule19:09 - 18 Qershor, 2021

schedule 19:09 - 18 Qershor, 2021

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, pasditen e kësaj të premte është takuar me kryetarin e KLP-së Gentian Ibrahimi.

Soreca përmes një postimi në Tëitter e ka uruar Ibrahimin për punën e bërë deri më sot, duke theksuar se Bashkimi Evropian vijon të mbështesë punën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Urime kryetarit Ibrahimi për punën e bërë deri më tani nga KLP në Shqipëri. Sfidat janë përpara për të mbështetur progresin e bërë në funksion të fazës së re të reformës së drejtësisë. Thelbësore për të ruajtur pavarësinë dhe integritetin e sistemit të Prokurorisë. Bashkimi Evropian vijon të mbështesë punën e KLP-së”, shkruan ambasadori Soreca./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!