Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ambasadori Soreca në konferencë: 230 milion euro për shëndetësinë, Shqipëria ka treguar solidaritet

schedule13:09 - 9 Maj, 2020

schedule 13:09 - 9 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama ka mbajtuar një deklaratë me ambasadorin e BE Luigi Soreca në ditën botërore të Evropës. Gjatë fjalës së tij Soreca u shpreh se BE është ka ndihmuar Shqipërinë dhe do të vazhdojë të qëndrojë në krah të saj. Më tej Soreca theksoi se rimëkëmbja ekonomike duhet të shoqërohet me zbatimin e reformave.

 “Po punojmë për projektin për rindërtimin e shkollave. Ne besojmë që arsimi është një shtysë për zhvillim,  100 milion euro do të përdoren për të rinovuar disa nga vendet më rëndësishme të shkatërruara nga tërmeti. 230 milion euro janë përcaktuar për shëndetësisë dhe me rastin e koronavirusit janë sjellë pajisje për spitalet. 45 milion euro të tjera do të jenë të gatshme në korrik, për pjesën sociale. Koronavirusi ka treguar një solidaritet shumë të madh. Shqipëria ka treguar solidaritet për vendet anëtare të BE. BE është donatori më i madh”, u shpreh Soreca.

Gjithashtu ai theksoi se Shqipëria është në segmentin e fundit drejt rrugëtimit të BE-së.

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2788557064700340/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!