Ambasadori rus në Beograd: Moska po bën gjithçka për ta penguar Kosovën

schedule23:46 - 9 Shkurt, 2021

schedule 23:46 - 9 Shkurt, 2021

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko deklaroi hapur se Moska si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe anëtare e organizatave të tjera është e angazhuar për të penguar anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe për njohje tjera të pavarësisë.

“Rusia nuk është pjesëmarrëse në dialog, por është anëtare e përhershme e KS të OKB-së dhe po e  ndjek situatën në Kosovë dhe Metohi. Situata në Kosovë nuk është përmirësuar për banorët serbë, nuk ka ndjenjë sigurie, ndërsa ka tensione të shumta nga ana e elitës politike kosovaro-shqiptare.

Mesazhet shqetësuese nga Prishtina, por edhe nga disa vende perëndimore, që zgjidhja është e mundur vetëm me njohjen e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës janë shqetësuese.

Zgjidhja afatgjate dhe e drejtë e çështjes së Kosovës mund të arrihet vetëm në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, rezolutës 1244 të KS të OKB-së” deklaroi ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!