Ambasadori rumun: Mbështesim aspiratën e Shqipërisë për në BE

schedule15:17 - 30 Janar, 2019

schedule 15:17 - 30 Janar, 2019

Rumania, e cila kryeson presidencën e radhës të Bashkimit Europian mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Ambasadori Mircea Perpelea deklaroi sot nga Fieri se Rumania do të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë për anëtarësimin në BE.

“Rumania do të vazhdojë të jetë  mike e Shqiqërisë.  Sigurisht që është mbeshtetëse e zhvillimeve të mira që ka pasur Shqipëria deri tani dhe ne të njëjtën kohë është mbeshtetëse e Shqipërisë që ky vend të jetë pjesë e  BE-së.  Por duhet të ecet përpara me reformat dhe kerkesat që kanë ardhur nga BE-ja të cilat kanë të bëjnë me drejtësinë, anti-korrupsionin etj”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!