Ambasadori kinez në OKB: Reagimi amerikan ndaj pandemisë, një dështim i plotë!

schedule14:54 - 23 Shtator, 2020

schedule 14:54 - 23 Shtator, 2020

Ambasadori i Kinës pranë OKB-së e quajti dështim të plotë menaxhimin e krizës së Covid-19 nga ana e SHBA-së. Në një konferencë shtypi, Zhang Jun tha: “Nëse duhet të bëjmë përgjegjës dikë, atëherë SHBA-ja duhet të mbajë përgjegjësinë për viktimat e shkaktuara nga koronavirusi. Ai gjithashtu mbrojti reagimin e vendit të tij ndaj krizës, ku sipas tij situata është nën kontroll pas “përpjekjes dhe sakrificës së madhe”.

Fjalimi i tij erdhi pas fjalimit të Trump

Gjatë fjalimit të tij të regjistruar paraprakisht në UNGA, Trump tha se Kombet e Bashkuara duhet të bëjnë Kinën përgjegjëse për veprimet e tyre. Ai akuzoi vendin për përhapjen e virusit dhe për  deklaratat e rremë se nuk kishte prova se virusi transmetohej nga një person te tjetri.

Zhang i quajti gënjeshtra akuzat e Trump

“Më lejoni t’ju bëj diçka të qartë se gënjeshtrat mbeten gënjeshtra, pavarësisht se gënjeshtrat mund të përsëriten 1000 herë. ” tha Zhang, duke shtuar se përpjekjet për t’i hedhur fajin Kinës, nuk do të ndihmonin SHBA-në të zgjidhte problemet e veta.

“Ka ardhur koha që disa politikanë amerikanë të zgjohen nga iluzionet apo trillimet që kanë krijuar në mënyrë që mos të vazhdojnë të ndjekin rrugën e gabuar.
Ata duan të jenë të shkëlqyer por për të qenë të shkëlqyer, duhet të sillesh si një udhëheqës, “tha Zhang.

Ambasadori gjithashtu kritikoi sistemin e kujdesit shëndetësor të SHBA-së, duke thënë: “Ky është vendi me sistemin më të përparuar mjekësor me teknologjinë më të përparuar mjekësore, por përsëri ata zënë vendin e parë për sa i përket numrit të të infektuarve dhe viktimave.” s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!