Izraeli “nuk ka interes” për të pushtuar Gazën, por do të bëjë “çfarëdo që është e nevojshme” për të eliminuar Hamasin, ka thënë për CNN ambasadori i vendit në OKB, Gilad Erdan.
Komenti i tij erdhi pasi Presidenti i SHBA-së Joe Biden paralajmëroi se do të ishte një “gabim i madh” për Izraelin të pushtonte Rripin e Gazës, pasi ka vendosur trupat e tij në kufirin e enklavës në përgatitje për një pushtim të pritshëm tokësor.
“Ne nuk kemi asnjë interes të pushtojmë Gazën ose të qëndrojmë në Gaza, por duke qenë se ne po luftojmë për mbijetesën tonë dhe e vetmja mënyrë, siç e përcaktoi vetë presidenti Biden është të zhdukim Hamasin, kështu që ne do të duhet të bëjmë gjithçka që nevojitet për t’i shkatërruar ata.
Michael Herzog, ambasadori izraelit në SHBA, tha gjithashtu të dielën se Izraeli nuk kishte ndërmend të pushtonte Gazën pas përfundimit të konfliktit.
“Ne nuk kemi asnjë dëshirë për të pushtuar apo ripushtuar Gazën. Ne nuk kemi dëshirë të sundojmë mbi jetën e më shumë se 2 milionë palestinezëve,”tha ai.
/abcnews.al