Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, ka krahasuar liderin rus Vladimir Putin me Hitlerin, shkruan The Guardian.
Duke folur në OKB, ai tha se pushtimi rus i Ukrainës ka për qëllim “të privojë Ukrainën nga e drejta për të ekzistuar”. “Ata kanë ardhur për të zgjidhur çështjen e Ukrainës,” tha ai.
“Më shumë se 80 vjet më parë, një tjetër diktator u përpoq të zgjidhte përfundimisht çështjen e një populli tjetër. Ai dështoi kur bota u përgjigj në një mënyrë të vendosur dhe të bashkuar”, tha ai. g.v/abcnews.al