Ambasadori i ri i BE në Shqipëri përgëzon arrestimin e grupit Bajraj

schedule15:50 - 22 Shtator, 2018

schedule 15:50 - 22 Shtator, 2018

Për këtë operacion të policisë e prokurorisë që goditi grupin Bajri, ka reaguar në Tuiter edhe ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë Luixhi Soreka. Ai përgëzon operacionin e rëndësishëm të task forcës speciale të policisë së shtetit në bashkëpunim me policitë e disa vendeve të Bashkimit Europian. “Lufta kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës është prioriteti kryesor i Shqipërisë e Bashkimit Europian”, shkruan ambasadori Soreka, duke e ilustruar postimin me njoftimin paraprak që kishte bërë për këtë operacion ministry i brendshëm Fatmir Xhafaj. “Së shpejti, më shumë informacion”, e mbyll komentin në tuiter ambasadari i ri i BE në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!