Ambasadori i ri: Gjermania të luajë rol në kuadër të BE-së, të kemi edhe një të dërguar gjerman

schedule07:33 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 07:33 - 8 Dhjetor, 2021

Në krye të shërbimit diplomatik të Kosovës në Berlin ka ardhur Faruk Ajeti. Të hënën ai ia dorëzoi letrat kredenciale presidentit Frank Walter Steinmeier. Në një intervistë me DW, Ajeti flet për prioritet e punës së tij.

Zoti Ajeti, ju sapo kishit nisur një karrierë shkencore të suksesshme. A ishte vendim i lehtë kthimi në diplomaci?

Faruk Ajeti: U mendova gjatë kur ma ofruan këtë detyrë, në kuptim të përgjegjësive që më prisnin në Berlin dhe të lënies anash të karrierës shkencore, por t’i shërbesh Kosovës është një privilegj jetësor dhe çdo sakrificë është e vlefshme.

Ju vini direkt nga Vjena, ku deri në vitin 2020 kein punuar edhe si diplomat në Ambasadën e Kosovës. Cili është dallimi mes Vjenës dhe Berlinit? 

Në krahasim me Vjenën, Berlini padyshim është një nga kryeqendrat vendimmarrëse evropiane dhe ka një peshë të madhe në aspektin politik. Gjermania është edhe ekonomia e katërt në botë dhe e para në Evropë, është pjesë e BE-së, NATO-s, G7-ës dhe çdo mekanizmi me rëndësi globale. Këtu kemi një mërgatë shumë të madhe në numër, me mbi 400 000 pjesëtarë. Pra, sfidat janë më të mëdha dhe përgjegjësia është më e madhe.

apo në Shqipëri e Mal të Zi. Për të  ndryshuar këtë narracion duhet folur jo vetëm me ekzekutivin por edhe me ligjvënësit. Ngjashëm është edhe çështja e vizave. Edhe pse qeveria gjermane tani e ka vendosur qysh në marrëveshjen e koalicionit se do të kërkojë me forcë liberalizimin e vizave, mendoj se duhen sensibilizuar më shumë edhe ligjvënësit gjermanë, që kanë lidhje me kolegët e tyre në Evropë që të lobojnë për liberalizimin e vizave. Ka ardhur koha që shtetasit e Kosovës të trajtohen, ashtu siç e meritojnë, si evropianë./DW