Ambasadori i OSBE në Shqipëri Vincenzo Del Monaco deklaroi nga Korça, se duhet pritur raporti përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit për të dalë në përfundime.
Monaco u shpreh se mbështet përqasjen transparente për reformat duke theksuar se një prej atyre fushave është edhe media. Ai deklaroi se është i interesuar të dëgjojë të gjitha pretendimet e partive politike, përfshirë këtu edhe akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha për procesin zgjedhor të 25 prillit.
“Zakonisht raporti përfundimtar del në dritë diku te 2-3 muaj p-as zgjedhjeve, Nga tradita kështu ka ndodhur. Ne të gjithë e kemi lexuar raportin e ndërmjetëm dhe atu përmendën disa gjëra. Por duhet që të gjithë të presim raportin përfundimtar. ODHIR nuk bën certifikim por vëzhgim të procesit.
Duhet të presim raportin përfundimtar por në thelb raporti tregon disa përmirësime. Ne si prezencë kemi pasur bashkëpunim të mirë me partitë politike dhe KQZ. Prezenca e OSB ka pasur partneritet të mirë edhe me policinë e shtetit duke ofruar trajnime për 7 mijë efektivë. Mbikëqyrja bëhet nga ODHIR.
Unë mbështes përqasje transparente dhe të hapura kur flitet për reforma. Media është një prej fushave të rëndësishme.
Unë jam i interesuar të dëgjoj të gjithë pikëpamjet e të gjitha partive politike. Në kuadrin e respektit që unë kam për partitë politike në Shqipëri dua të theksoj se unë e mbështes plotësisht Shqipërinë. Kjo është një nga arsyet kryesore që ne mbështetëm Shqipërinë edhe para procesit zgjedhor.
Me të dalë raporti përfundimtar do jemi të gatshëm për të mbështetur në plotësimin e rekomandimeve. Në qëndrojmë gati nëse na kërkohet të ndihmojmë për zbatimin e rekomandimeve. Këto janë çështje me shumë rëndësi për të pasur një diskutim të vërtetë”, deklaroi ai. m.v/abcnews.al