Ambasadori i Kosovës në Tiranë viziton të mbijetuarën e aksidentit tragjik te Trauma

schedule22:42 - 14 Janar, 2021

schedule 22:42 - 14 Janar, 2021

Ambasadori i Kosovës në Tiranë Nait Hasani ka vizituar në spitalin e Traumës vajzën 3-vjeçare të çiftit që ndërroi jetë në rrugën e Kombit bashkë me vajzën tjetër dhe nipin e tyre.

Ai ka deklaruar për mediat se fëmija është në gjendje të rëndë ndërsa i shprehu ngushëllime familjarëve për humbjen e madhe. Burime bëjnë me dije nga spitali i traumës se e mitura është në proces ekzaminimi dhe ka dëmtime të lehta në kokë e bark.

Burime bëjnë me dije për gazetarin Gjergj Figuri, se dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese