Ju lutem formoni qeverinë e re dhe ngrini institucionet!
Ky është mesazhi i shefit të zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë Aivo Orav nga takimi i organizuar nga avokati i popullit me partneret ndërkombëtare ne ndër të përvjetorit te 25-te te themelimit te këtij institucioni.
Ai tha se partneret po presin që në vend të këtë lëvizje …
“Ne ashtu si edhe qytetaret e Kosovës po presim te shohim se cilat janë lëvizjet në këtë drejtim dhe se bashku me partneret e tjerë ndërkombëtare po analizojmë situatën. Unë shpresoj qe parlamenti do të konstituohet sa me shpejt te jete e mundur dhe te kemi sa me shpejt po ashtu një qeveri bashkëpunuese”, ka thënë shefi i zyrës së BE në Kosovë, Aivo Orav.
Pjesë e takimit ishin edhe përfaqësues të ambasadave të tjera të akredituara në Kosovë, si dhe shefi i EULEX-it, Pietro Barbano.
Ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre për të zhvillime politike në Kosovë. Ata presin ngritjen e institucioneve të reja dhe qeverinë e re qe sipas tyre duhet të drejtohet nga një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm, por qe deri tani nuk është parë tek lideri i Vetëvendosjes, kryeministri ne detyre…Albin Kurti.

