Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer, u është bashkuar reagimeve pas konferencës së rregullt të sotme për media të Komisionit Evropian. Gjatë kësaj konference, cilën zëdhënësja Dana Spinant nuk pranoi të japë përgjigje të saktë nëse Bashkimi Evropian e njeh gjuhën maqedonase.
Përfaqësuesi i BE-së në Shkup ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se, dje kryetarja e KE-së Ursula von der Leyen ishte e qartë rreth kësaj çështjeje.
“Presidentja e Komisionit Evropian dje ishte shumë e qartë dhe të njëjtën gjë e përsëriti edhe sot”, shkroi Geer në Twitter.
Kujtojmë se të enjten Von der Leyen para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë theksoi se RMV ka mundësi historike që të ecë përpara në rrugën drejt BE-së. Ndërsa sot në një postim në Twitter ajo përsëriti se BE do ta njohë gjuhën maqedonase. /abcnews.al/