Ambasadori i BE monitoron zgjedhjet: Shumë njerëz po ndjekin zhvillimet nga jashtë Shqipërisë

schedule09:00 - 25 Prill, 2021

schedule 09:00 - 25 Prill, 2021

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca e ka nisur ditën e monitorimit të zgjedhjeve në Shqipëri në shkollën “Dora d’Istria” në Tiranë, ku dha disa mesazhe. “Ne do të jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë por do doja ta fillonim ditën këtu me një këtë sistem të ri votimit.

Ne do të shikojmë punën tuaj, mbështetemi tek puna që ju do të bëni. Dëshiroj që ta dini që ka shumë njerëz që po ndjekin zhvillimet nga jashtë Shqipërisë, nuk është se dua t’ju vë në presion, por pak presion që punën tuaj ta bëni sa më mirë. Me krahë të lehta”, deklaroi Soreca./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!