Ambasadori gjerman në Kosovë: Nuk kemi kritika për “Open Balkan”

schedule23:18 - 18 Nëntor, 2021

schedule 23:18 - 18 Nëntor, 2021

Ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde ka folur për idenë e “Ballkanit të Hapur”, ku tha se derisa ky proces i minon proceset ekzisutese, atëherë nuk mund të jemi kritikë ndaj tyre.

Megjithatë, Rohde tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të lidhura gjeografikisht, rrjedhimisht duhet të punojnë se bashku sepse nuk mund të ndërrohen fqinjët.

Open Balkanit nuk ia shohim ende rezultatet. Por, përderisa proceset e tilla nuk i minojnë ato ekzistuese nuk mund të jemi kritikë ndaj tyre, por çështja kryesore është se ju keni 6 vende të Ballkanit Perëndimor që janë të lidhura gjeografikisht dhe që duhet të punojnë së bashku sepse ju nuk mund t’i ndërroni fqinjët, nuk mund ta ndërroni familjen, kështu që duhet të nxirrni më të mirën nga kjo”, ka thënë ambasadori Rohde.

Por, në vazhdim Rohde tha se ende nuk ka parë rezultate konkrete të kësaj ideje.

Është e vështirë për mua të flas hipotetikisht. Unë nuk kam parë ende ndonjë rezultat konkret të Open Balkan”, ka thënë Rohde në Kanal10.

Kosova, Bosnja dhe Malin e Zi, ata kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me këtë iniciativë. Te Procesi i Berlinit ju keni shembuj konkret, këtë verë kemi pasur “heqjen e tarifave roaming”, një arritje e madhe, kemi “korsitë e gjelbra të qarkullimit ku nuk kemi arritur një progres të madh pjesërisht për shkak të bllokadës mes Kosovës dhe Serbisë për kartat e identitetit”, shtoi Rohde.

Open Balkan (Ballkani i Hapur) është emri i marrëveshjes së krijuar nga kryeministri Edi Rama, Aleksandar Vuçiç dhe Zoran Zaev, që synon heqjen e kufijve dhe burokracive mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në përfitim të lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe kapitalit./ Gazeta Ekspres

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!