Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, këtë të hënë ka reaguar për gjyqin që po zhvillohet në Hagë ndaj katër ish krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, të cilët akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.
Ai tha se nuk duhet harruar që në Gjykatën Speciale në Hagë po gjykohen individë dhe jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
The right to demonstrate is essential in any democracy, and yesterdays‘ manifestation in Pristina showed a thriving civil society in ??. But I would also like to reiterate: It is not the KLA which is on trial… 1/2 https://t.co/ZFnwxUOlWh
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 3, 2023
“Drejtësia për viktimat është e rëndësishme, nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri për askënd. Gjykata Speciale e ka mbështetjen e plotë”, shkruan në Twitter Rhode./abcnews.al