Ambasadori gjerman në Athinë çmend grekët: Ju mërzit fakti që simpatizoj Ali Pashën

schedule10:01 - 17 Gusht, 2020

schedule 10:01 - 17 Gusht, 2020

Ambasadori gjerman në Greqi, Ernst Reichel, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Greqi.

Dy postime në “Twitter” dedikuar Ali Pashë Tepelenës që u bënë nga ambasadori gjerman në Greqi, Ernst Reichel, ka shkaktuar reagime të forta nga grekët.

Postimi i ambasadorit:

Ali Pasha, Pashai i Osmanëve i thërritur si Luani i Janinës, kërkoi të krijonte një shtet të pavarur në Epir. Ai dështoi dhe u vra. Trupi i tij pa kokë është varrosur këtu. Një histori tjetër thotë se ai mbyti 18 vasha, sepse refuzuan t’i bashkohen haremit tij.

Të dashur urryes, çfarë ju mërzit: fakti se unë simpatizoj Ali Pashën për rebelimin e tij ndaj Osmanëve? Apo fakti se nuk e simpatizoj? Dhe pse Ali Pasha ka të bëjë me situatën e sotme në vend?

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!