Ambasadori gjerman kritikon Listën Serbe për mosdënimin e sulmit ndaj Policisë së Kosovës

schedule12:03 - 25 Shtator, 2023

schedule 12:03 - 25 Shtator, 2023

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde kritikoi Listën Serbe, për heshtjen e saj rreth sulmit të armatosur vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit një ditë më parë.

“Kur e tërë bota, përfshirë Kisha Ortodokse Serbe, u trondit nga dhe i dënoi ngjarjet e djeshme: Pyes veten nëse Lista Srpska do t’i japë fund heshtjes dhe do të na bashkohet në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrastar ndaj Policisë së Kosovës”, shkroi Rohde në rrjetin social X.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, më 24 shtator.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe e mbështetur nga Beogradi – ka heshtur deri tani në lidhje me ngjarjet e fundit në veri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!