Ambasadori gjerman: Absurde të rrezikosh konfrontim të dhunshëm për targat

schedule17:12 - 12 Nëntor, 2022

schedule 17:12 - 12 Nëntor, 2022

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se duhet vullnet politik që të ulen tensionet në veri të vendit, duke thënë se kjo duhet të bëhet bazuar në marrëveshjet e arritura deri tash në Bruksel.

Ai tha se është absurde të ketë një konflikt të ri kur tashmë një i tillë brutal po ndodh në Ukrainë nga Rusia, raporton Gazeta Express.

“Nevojitet urgjentisht vullnet politik për depërshkallëzim dhe kompromise bazuar në marrëveshjet e Brukselit. Absurde të rrezikosh konfrontim të dhunshëm për targa derisa Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, ka shkruar sot ambasadori gjerman në Twitter.

Ai e tha këtë derisa ka shpërndarë një postim të emisarit gjerman, Manuel Sarrazin, i cili pas takimeve me krerët shtetërorë të Kosovës, Listën Serbe dhe udhëheqësit në Serbi, tha se duhet të depërshkallëzohen urgjentisht tensionet dhe që palët të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga ndërmjetësi Miroslav Lajçak./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!