Ambasadori britanik thirrje për dialog gjithëpërshirës në Reformën Zgjedhore

schedule17:00 - 23 Korrik, 2020

schedule 17:00 - 23 Korrik, 2020

Njëzëri me të gjithë ndërkombëtarët e tjerë, edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman kërkon dialog për ndryshime të tjera pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit.

Norman pohoi se palët duhet të vijojnë dialogun për hapat e tjerë të reformës zgjedhore ndërsa përshëndeti miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

“Urime Parlamentit për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit pas një periudhe të gjatë pune gjithëpërfshirëse, forcimin e procesit zgjedhor në Shqipëri dhe perspektivat e integrimit. Çdo diskutim i mëtejshëm i reformave duhet të jetë gjithpërfshirëse me pjesëmarrjen aktive të të gjitha palëve”, shkruan Norman./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!