Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey ka thënë se “Open Balkan” është kyç për Serbinë dhe rajonin.
Godfrey ka thënë se ShBA-ja përkrahë iniciativat rajonale në Ballkan.
“ShBA-ja i jep mbështetje të plotë inciativave rajonale drejt koordinimit dhe integrimit ekonomik”, tha ai, shkruan B92
Ambasadori amerikan në Beograd theksoi se “Open Balkan” duhet të jetë komplementar me Procesin e Berlinit.
“Për Ballkanin e Hapur për arritur potencialin e tij të plotë duhet që i tërë rajoni të përfshihet. Duhet gjithashtu të jetë komplementar me Procesin e Berlinit, i cili vazhdon të ketë përkrahje të plotë”, tha Godfrey në një konferencë për shtyp në Parlamentin e Serbisë.