Ambasadori amerikan në Beograd: Marrëveshja e Washingtonit zotim politik

schedule08:20 - 30 Shtator, 2020

schedule 08:20 - 30 Shtator, 2020

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Anthony Godfrey, ka thënë se Marrëveshjen e Washingtonit e sheh si zotim politk dhe jo si një marrëveshje ligjërisht të obligueshme sepse idea për një normalizim ekonomik është e rëndësishme dhe sjellë shpresë që standardi i jetësës së njerëzve do të përmirësohet.

Godfrey në një intervistë për mediat serbe është shprehur se një marrëveshje të tillë e shikon si një përfitim për të dy palët dhe është i lumtur që Richard Grenell dhe Adam Boehler kanë ardhur në Beograd shumë shpejt pas marrëveshjes së Washingtonit.

Ndër të tjera ai është shprehur se Washingtoni do t’i përmbushë premtimet e veta pasi hapi edhe zyrën e Agjencisë Amerikane për Zhvillim(DFC) në Beograd kjo është sinjal i qartë se ShBA-ja dëshiron rezultate nga marrëveshja për normalizim ekonomik.

ShBA-ja dëshiron të arrijë një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit që do të pajtoheshin dy palët. Ne nuk mund të imponojmë një zgjidhje që do të jetë e përhershme, por duhet të vijë nga dy anët, të jetë në interesin e tyre dhe do të ketë kompromise nga dy palët”, ka thënë ai.

Ambasadori amerikan ka shtuar se normalizimi ekonomik nuk është një garë me BE-në por një hap më tutje që kemi ndërmarrë ne në atë se çfarë është duke ndodhur në Bruksel dhe Bashkimi Evropian është udhëheqëse e çështjeve politke.e.su/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!