Ambasadorët në selinë e PD-së, Spaho: Basha takoi edhe Trump edhe prapë jemi në opozitë

schedule16:43 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 16:43 - 14 Dhjetor, 2021

Nga Juxhin Mustafaraj

Ish-nënkryetari i PD, Edmond Spaho dhe anëtari i Komisionit të Përkohshëm të mandatuar nga Kuvendi 11 dhjetorit në PD në një intervistë për ABC sqaron se qëllimi i këtij grupimi nuk është të marrë me forcë Partinë Demokratike.

Pas takimit të lidershipit të PD me ambasadorët, Spaho sqaron se edhe përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit të PD mbajnë kontakte të rregullta me selitë diplomatike në Tiranë.

Spaho thotë se takimet e Bashës me ndërkombëtarët nuk kanë asnjë benefit politik për PD, pasi në të shkuarën Basha ka takuar edhe presidentin amerikan dhe demokratët vijojnë të jenë në opozitë.

Ditën e sotme, Komisioni i Rithemelimit të PD, ka depozituar në gjykatë statutin e miratuar në 11 dhjetor në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Berisha./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!