Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ambasadat, derë e hapur për diasporën”/ Balluku në “Diplo2025”: Shqipëria është kthyer në një kantier të madh ndërtimi

schedule10:15 - 9 Shtator, 2025

schedule 10:15 - 9 Shtator, 2025

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se ambasadat shqiptare në botë, janë një derë e hapur për diasporën.

Në konferencën “Diplo2025”, Balluku u shpreh se Shqipëria është kthyer në një kantier të madh ndërtimi.

“Të gjithëve na ka qëlluar të kemi vështirësi. Kthejeni ambasadën shqiptare në diasporë, në shtëpinë e prindërve. Ne jemi shumë në diasporë. Disa të suksesshëm dhe disa jo. Ju, duhet të informoni njerëzit tanë, t’i mbështesni. Sot Shqipëria është kantier i madh ndërtimi, hotelet janë plot. Kemi mungesë të krahut të punës, por kjo është kudo. Ne kemi njerëz punëtorë, që mund të kthehen në Shqipëri për të kontribuar për vendin tonë dhe ju jeni pjesë e këtij misioni.”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!