Ambasada shqiptare në Kiev/ Hapet për herë të parë, ambasadori Filo nis detyrën

schedule12:18 - 9 Tetor, 2024

schedule 12:18 - 9 Tetor, 2024

Shqipëria ka hapur për herë të parë ambasadën në Ukrainë, në një lëvizje, të vlerësuar me nota maksimale nga Kievi, në këto kohë kaq të vështira për të.

Lajmi është dhënë në faqen zyrtare të ministrisë së Jashtme të Ukrainës, në të cilën njoftohet se ambasadori i parë I Shqipërisë në Kiev, Ernal Filo i ka dorëzuar letrat kredenciale zv/ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Yevhen Perebijnis.

“Më 4 tetor, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Yevhen Perebiynis, mori letrat kredenciale nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, Ernal Filo. Ai do të bëhet ambasadori i parë i këtij vendi në shtetin tonë.”

“Ky është një hap historik për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ukrainas-shqiptare,” ka deklaruar zv ministry I jashtëm ukrainas Yevhen Perebiynis, I cili ka theksuar mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Ukrainës në luftën kundër agresionit të plotë rus, duke përfshirë edhe ndihmën ushtarake për Ukrainën. Ambasadori shqiptar ka diskutuar gjithashtu me zv ministrin e jashtëm ukrainas “pjesëmarrjen e Shqipërisë në zbatimin e Formulës së Paqes të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyi, mbështetjen e vendit për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, si dhe ndërveprimin e dy shteteve në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian,” sipas ministrisë së jashtme në Kiev.  Ministria e jashtme e Ukraincës citon ambasadorin shqiptar që ka theksuar qëndrimin e pandryshueshëm të Shqipërisë në lidhje me mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës.

Ambasadorti Ernal Filo ka shërbyer më parë si ambassador i Shqipërisë në Mal te Zi dhe ministër këshilltar në Beograd./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!