Ambasada Shqiptare në Itali pas shembjes së urës

schedule15:40 - 14 Gusht, 2018

schedule 15:40 - 14 Gusht, 2018

Pas ngjarjes së rëndë të shënuar në Xhenova të Italisë, ka reaguar edhe ambasada shqiptare atje. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada njofton se deri tani nuk ka informacione për qytetarë shqiptarë të lënduar, pas shendjes së urës Morandi në autostradën e Xhenovas.

Ambasada deklaron se po ndjek zhvillimet në vijmësi, si dhe shprehet në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur kërkesave për asistencë, duke dhënë edhe një numër kontakti operativ për çdo të tillë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!