Ambasada saudite në Liban u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga vendi

schedule17:42 - 18 Tetor, 2023

schedule 17:42 - 18 Tetor, 2023

Ambasada saudite në Liban u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga vendi.

Përmes një postimi në Platformën X, Ambasada e Arabisë Saudite u kërkon qytetarëve të saj të respektojnë vendimin për ndalimin e udhëtimit në Liban.

Ambasada e Arabisë Saudite në Liban i ka bërë kërkesë që të largohen nga territori libanez menjëherë pas zhvillimeve në Izrael.

Konkretisht, në një postim në platformën X, ajo shkruan:

“Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Libanit po monitoron nga afër zhvillimet në rajonin e Libanit jugor dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë vendimin e ndalimit të udhëtimit dhe të largohen menjëherë nga territori libanez për ata që aktualisht janë në Liban”.

/abcnews.al 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!