Ambasada e SHBA-ve përkujton Nënë Terezën: Bamirësia zbut ndikimet negative të krizave humanitare

schedule10:04 - 5 Shtator, 2020

schedule 10:04 - 5 Shtator, 2020

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë kujton ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, duke theksuar mes të tjerash.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ambasada shkruan se kjo datë është zgjedhur për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, fitueses me origjinë shqiptare të çmimit Nobel për paqe dhe përkon me festën zyrtare shqiptare në nder të lumturimit të saj nga Vatikani.

“Bamirësia zbut ndikimet negative të krizave humanitare dhe ndihmon në përmirësimin e shërbimeve në mjekësi, edukim, strehim dhe mbrojtjen e fëmijëve”, shkruan ambasada.

Mesazhi i ambasadës amerikane:

Sot, më 5 shtator, është dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Kjo datë është zgjedhur për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, fitueses me origjinë shqiptare të çmimit Nobel për paqe dhe përkon me festën zyrtare shqiptare në nder të lumturimit të saj nga Vatikani.

Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë është vendosur me qëllimin për të sensibilizuar dhe nxitur njerëzit, shoqatat dhe palët e interesuara në të gjithë botën nëpërmjet punës vullnetare dhe veprimtarive filantropike. Bamirësia zbut ndikimet negative të krizave humanitare dhe ndihmon në përmirësimin e shërbimeve në mjekësi, edukim, strehim dhe mbrojtjen e fëmijëve. /abcnews.al