Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar mesazhin e sekretarit të Shtetit Antony J. Blinken gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Duke folur për konfliktin Rusi-Ukrainë, Blinken theksoi se rruga diplomatike është e vetmja mënyrë e përgjegjshme për të zgjidhur krizën Ukrainë-Rusi.
“Unë nuk iu drejtova Këshillit të Sigurimit të OKB-së sot për të filluar një luftë, por për të parandaluar një luftë. Informacioni që paraqita vërtetohet nga ajo që është shpalosur qartë përpara syve tanë prej muajsh. Rusia i ka përqeshur vazhdimisht paralajmërimet dhe alarmet tona si melodramë dhe marrëzi, ndërkohë që ata kanë grumbulluar vazhdimisht më shumë se 150,000 trupa në kufijtë e Ukrainës, ashtu si dhe aftësitë për të kryer një operacion masiv ushtarak. Ekziston një zgjedhje tjetër që Rusia mund të bëjë ende – rruga diplomatike është e vetmja mënyrë e përgjegjshme për të zgjidhur këtë krizë. Ne po ofrojmë çdo mundësi për Rusinë për të demonstruar këtë përkushtim”, tha Sekretari i Shtetit , Antony J. Blinken gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
/abcnews,ak