Ambasada e SHBA në Shqipëri ka njoftuar qytetarët me vizë amerikane që duan të udhëtojnë drejt vendit të tyre se nuk mund të kalojnë tranzit në aeroportet e 26 vendeve të zonës Schengen.
“Udhëtarët me vizë amerikane aktualisht nuk lejohen të kalojnë tranzit në aeroportet e 26 vendeve të zonës Schengen, Mbretërisë së Bashkuar ose Irlandës, gjatë rrugës së tyre për në Shtetet e Bashkuara.
Kalimi nëpërmjet këtyre vendeve i vendos udhëtarët në kufizime udhëtimi, pavarësisht nga ka filluar udhëtimi i tyre”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA./abcnews.al