Ambasada e SHBA publikon foton e Forcave të Armatosura të Shqipërisë: U mirëpritën nga garda

schedule10:03 - 22 Korrik, 2021

schedule 10:03 - 22 Korrik, 2021

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka publikuar foto nga vizita e Forcave të Armatosura në New Jersey nga data 5 deri në 18 korrik.

Në njoftim thuhet se vizita e tyre ka përfshirë ndalesa të ndryshme në Bazën e Përbashkët McGuire-Dix-Lakehurst, Krahun e 108-të dhe Krahun Luftëtar të 177-të!

“Foto e Ditës | Garda Kombëtare e New Jersey mirëpriti në Shtetet e Bashkuara anëtarë nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga data 5 deri në 18 korrik. Vizitat e tyre përfshinë ndalesa të ndryshme në Bazën e Përbashkët McGuire-Dix-Lakehurst, Krahun e 108-të dhe Krahun Luftëtar të 177-të!”, shkruan ambasada. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!