Ambasada e SHBA përshëndet betimin e anëtarit të 8-të të GJK-së: reforma në Drejtësi do ecë përpara

schedule18:27 - 23 Mars, 2022

schedule 18:27 - 23 Mars, 2022

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka përshëndetur betimin e anëtarit të 8-të të Gjykatës Kushtetuese, Sandër Beci.

Në reagimin e saj Ambasada e SHBA në Tiranë, thekson se kjo përfaqëson përparimin e pandalshëm të Reformës në Drejtësi.

Ndërsa shton se Reforma në Drejtësi do të vijojë të ecë përpara.

SHBA mirëpret betimin e sotëm të anëtarit të 8-të të Gjykatës Kushtetuese, çka përfaqëson përparimin e pandalshëm të Reformës në Drejtësi & bashkëpunimin e vazhdueshëm të institucioneve shqiptare. Reforma në Drejtësi vijon të ecë përpara”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!