Ambasada e SHBA: Mbështesim një shërbim të fortë, efektiv dhe të pavarur nga SHÇBA

schedule10:13 - 10 Gusht, 2021

schedule 10:13 - 10 Gusht, 2021

Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell së bashku me Ron Hendren, Atasheu i Asistencës për Zbatimin e Ligjit  kanë zhvilluar ditën e djeshme një takim me drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku.

Fokus i këtij takimi ishin reformat e rëndësishme legjislative.

Nëpërmjet një reagimi ditën e sotme në rrjetin social “Twitter” ambasada Amerikanë në Tiranë shprehet se mbështet një shërbim të fortë, efektiv dhe të pavarur të Punëve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA).

“Ambasada Amerikane mbështet një Shërbim të Çështjeve të Brendshme  dhe Ankesave (SHÇBA) që është i fortë , i pavarur dhe efikas  për të siguruar integritetin dhe llogaridhënien e ligjit shqiptar. Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell dhe Atasheu i Asistencës për Zbatimin e Ligjit, Ron Hendren u takuan dje me Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së Muhamet Rrumbullaku për të diskutuar mbi reformat e rëndësishme legjislative në vazhdim për të nënshkruar një marrëveshje dhurimi në mbështetje të njësisë poligrafike të SHÇBA-së”, shkruan në rrjetin social “Twitter” ambasada Amerikane.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!