Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ambasada e SHBA: Mbështesim KLP në vendosjen e standardeve etike, thelbësore për besimin e publikut

schedule10:44 - 26 Qershor, 2021

schedule 10:44 - 26 Qershor, 2021

Ambasada e SHBA në Shqipëri shkruan se mbështet Këshillin e Lartë të Prokurorisë në vendosjen e standardeve etike si përparësi për vitin 2021.

Ajo thekson se ky është një mjet do të udhëheqi sjelljen e prokurorëve, brenda dhe jashtë detyrës, dhe do të jenë një mjet thelbësor në forcimin e besimit të publikut në sistemin e ndjekjes penale

“Ambasada Amerikane mbështet Këshillin e Lartë të Prokurorisë në vendosjen e standarteve etike dhe rregullave të sjelljes për prokurorët si një nga përparësitë e KLP-së për vitin 2021.

Këshilltarja Rezidente Ligjore e OPDAT, Michelle Lakomy, drejtoi diskutimet me anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe këshilltarët ligjorë mbi standartet etike ndërkombëtare për prokurorët.

Rregullat e etikës do të udhëheqin sjelljen e prokurorëve, brenda dhe jashtë detyrës, dhe do të jenë një mjet thelbësor në forcimin e besimit të publikut në sistemin e ndjekjes penale”, thuhet në njoftimin e ambasadës. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!