Ambasada e SHBA krah Gjykatës së Lartë: Hapni çështjet e vjetra, shqiptarët në pritje të drejtësisë

schedule18:38 - 28 Korrik, 2021

schedule 18:38 - 28 Korrik, 2021

Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell është takuar ditën e sotme me kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi. Takimi është njoftuar nga ambasada e SHBA në Shqipëri. Në njoftim thuhet se Rockwell dhe Sadushi kanë biseduar në lidhje me mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi në Shqipëri.

Ambasada e SHBA thekson se mbështet përpjekjet e Gjykatës së Lartë për të trajtuar çështjet e prapambetura, të cilat kanë ndikim në jetën e qytetarëve shqiptarë.

“Ben Rockwell, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, u takua me Kryetarin në Detyrë të Gjykatës së Lartë, Gjyqtarin Sokol Sadushi për të biseduar mbi mbështetjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri, përfshirë dhe detyrën e themelore të pakësimit të çështjeve të prapambetura të Gjykatës së Lartë dhe parandalimin e përsëritjes së tyre.

Nëpërmjet partnerit të saj zbatues, East West Management Institute, Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet përpjekjet e Gjykatës së Lartë për të trajtuar çështjet e prapambetura, të cilat kanë një ndikim serioz në jetët e qytetarëve shqiptarë në pritje të drejtësisë.

Projekti “Zvogëlimi i Prapambetjes dhe Procese Efikase Gjyqësore në Gjykatën e Lartë” ka ndihmuar Gjykatën në zhvillimin dhe zbatimin e masave për shqyrtimin më efikas të çështjeve. Rockwell dhe Sadushi biseduan gjithashtu edhe çështje si hapësira e kufizuar në punë, mungesa e stafit ndihmës në gjykata, dhe mungesa e hapësirës për të ruajtur çështjet në pritje të gjykimit. Rockëell ra dakord se ka nevojë urgjente që Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Gjykata e Lartë të punojnë me qeverinë për të trajtuar këtë problem”, thuhet në njoftim. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!