Ambasada e SHBA kërkon lista të hapura në zgjedhjet shqiptare, çfarë është sistemi danez?

schedule09:30 - 21 Maj, 2020

schedule 09:30 - 21 Maj, 2020

Prej disa ditësh, në adresë të anëtarëve të Këshillit Politik për reformën zgjedhore, ka mbërritur një email nga ambasada amerikane, ku sugjerohet modeli i Danimarkës si sistem zgjedhor.

4-shja e tryezës nuk ka mbajtur një qëndrim publik për këtë cështje, por opozita parlamentare e mirëpret atë.

Gjithësesi, nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi kërkon që SHBA ta bëjë publik këtë qëndrim.

Duhet ta bëjnë publik dhe jo skuthave nëpër bunkierët e Pallatit të Kongreseve, shqiptarët dueht ta dëgjojnë mirë se çfarë mendimi ka faktori ndërkombëtar”, ka thënë Murrizi

Ndryshe nga Murrizi, Ralf Gjoni është falënderues ndaj amerikanëve.

Ambasadorja e re amerikane ka qenë shumë e angazhura ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me të dhe është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të shtuar parametrat e domokracisë dhe për të siguar zgjedhje të lira dhe të barabarta për vitin e ardhshëm”, është shprehur Gjoni.

Danimarka ka aktualisht një sistem me lista të hapura, me propocional kombëtar të korrektuar.

“Është një sistem i propozuar nga 5 deputetë të grupit të PD, 12 qarqe me lista të hapura dhe korrigjim kombëtar, pra një zonë e 13. Numri i qarqeve nuk e di pasi danimarka ka 10 ne 12, thelbësore është hapja e listave”, ka thënë ndër të tjera Murrizi.

Një sistem zgjedhor të ngjashëm ka propozuar edhe Deputeti Demokrat, Alban Zeneli.

“Nuk kërkon ndryshime kushtetuese është një sistem i njëjtë me atë që është sot me lista të hapura. Është një sistem proporcional rajonal por me lista të hapura”, tha deputeti Zeneli

Nëse ky model vjen zyrtarisht në tryezë, opozita parlamentare jep garancinë për ta votuar.

Ndër të tjera Gjoni ka theksuar se për kauzën e tyre, që është hapja e listave dhe ndryshimi i sistemit, ky është një hap pozitiv në drejtimin e duhur.

Unë do të votoj sistemin, kinez, afrikan, hungarez, cek vetëm ky sistem komunist që nuk lejon shqiptarët që të votojnë por vetëm dy grupët, çdo sistem tjetër do ta votoj”, ka thënë nënkryetari i Kuvendit.

“Mirëpres këtë draft dhe forcat politike ta lënë teatrin politik por të merren me atë që është më e rëndësishme konkurrimin e zgjedhjeve të ndershme”, ka thënë deputeti Zeneli.

Për socialistet  kjo nuk është një çështje e ndërkombëtarëve.

“Nuk mendoj që kjo çështje duhet të jetë pjesë në propozimet e miqtë e shqipërisë por palët politike të gjejnë dakordësinë në këtë”, ka thënë Taulant Balla.

Ndërkohë, një Komisionin Qendror të Zgjedhjve, disa aktivistë kanë kërkuar sërish mbajtjen e një referendumi për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Ndërsa Damian Gjiknuri, ju dërgoi një email Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit duke ju kërkuar që Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore të mblidhet të enjten ose të premten, duke ju kërkuar qëllimin e përbashkët  që reforma të mbyllet brenda 31 majit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!