Ambasada e SHBA dhuron pajisje për hetuesit shqiptarë: Të çojmë përpara Reformën në Drejtësi

schedule10:03 - 23 Qershor, 2021

schedule 10:03 - 23 Qershor, 2021

Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockçell dhe Këshilltarja Ligjore Rezidente Michelle Lakomy kanë zhvilluar një takim me kryeprokurorin Olsian Çela.

Lajmi është bërë me dije nga ambasada e SHBA në Shqipëri e cila thekson se prokurorët në Shqipëri janë në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikimit të narkotikëve.

Ambasada shton se ka dhuruar pajisje për të mbështetur kapacitetin hetues të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe se për të arritur këto qëllime thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë evropian.

“Prokurorët në Shqipëri janë në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikimit të narkotikëve. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbështet përpjekjet e tyre për të çuar përpara reformën në drejtësi, për të fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar më tej institucionet demokratike.

Këtë javë, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockëell dhe Këshilltarja Ligjore Rezidente Michelle Lakomy diskutuan mbështetjen e SHBA me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela.

Ambasada dhuroi pajisje për të mbështetur kapacitetin hetues të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të arritur këto qëllime thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë evropian”, thuhet në njoftim. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!