Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar besimtarët ortodokse. Ambasada Amerikane në këto ditë të vështira ka uruar paqe dhe shpresë për qytetarët. Gjithashtu një urim ka ardhur edhe nga delegacioni i Bashkimit Evropian duke i uruar Pashkët të gjithë besimtarëve.
Urimi i Ambasadës Amerikane:
“Nga komuniteti ynë në komunitetet dhe familet tuaja, i urojmë Gëzuar Pashkët të gjithë bashkësisë ortodokse në Shqipëri! Sjelltë kjo ditë e shenjtë gëzim, paqe dhe shpresë në të gjitha familjet tuaja!”
Edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian i uron Gëzuar Pashkën të gjithë besimtarëve.
“Urojmë që kjo Pashkë të sjellë paqe, shëndet dhe shumë optimizëm në këto kohë të vështira!”

