Ambasada e SHBA apel qytetarëve: Vaksinohuni kundër COVID për të mbrojtur komunitetet tuaja

schedule13:16 - 28 Tetor, 2021

schedule 13:16 - 28 Tetor, 2021

Sot në ditën ndërkombëtare të punonjësve të ndihmës së parë, ambasada e SHBA në Shqipëri ka bërë apel për vaksinimin kundër COVID.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar, ambasada thekson se në këtë ditë duhen nderuar heronjtë që rrezikojnë jetën e tyre për të na mbajtur të sigurt në mes të pandemisë së COVID.

“Në Ditën Kombëtare të Punonjësve të Ndihmës Parë, ne dëshirojmë të nderojmë heronjtë të cilët rrezikojnë jetën e tyre për të na mbajtur të sigurt, ata të cilët me guxim kanë punuar papushim përgjatë krizës së shekullit – pandemisë COVID-19.

Për të nderuar sakrificën e tyre, ne mund të bëjmë pjesën tonë për të mbrojtur punonjësit e ndihmës së parë dhe komunitetet tona duke u vaksinuar për COVID-19”, thuhet në postimin e ambasadës. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!