Në ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike, Ambasada Amerikane sjell në vëmendje domosdoshmërinë për të ruajtur vendet e kulturës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, shkruan se përgjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, kanë investuar më shumë se 1.2 milionë dollarë në mbrojtje të trashëgimisë së pasur kulturore të Shqipërisë.
Më këtë fond është ndihmuar në ruajtjen e shumë monumenteve kulturore, përfshirë Kullën e Sahatit në Tiranë, Kalanë e Gjirokastrës, kështjellën e Lezhës, Shën Nikolla-n në Voskopojë dhe shumë të tjera.
“Aktualisht po punojmë në rimëkëmbjen dhe mbrojtjen e Kullës së Sahatit të Krujës, fortesës së Durrësit dhe Kullës së Sahatit të Prezës, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit”, shkruhet në postimin e publikuar në “Facebook”.
Reagimi i plotë:
Sot është Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike, e cila na sjell në vëmendje nevojën për të ruajtur vendet e kulturës, dhe për të vlerësuar larminë e trashëgimisë kulturore në mbarë botën.
Përgjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, kanë investuar më shumë se 1.2 milionë dollarë në mbrojtje të trashëgimisë së pasur kulturore të Shqipërisë, duke ndihmuar në ruajtjen e shumë monumenteve kulturore, përfshirë Kullën e Sahatit në Tiranë, Kalanë e Gjirokastrës, kështjellën e Lezhës, Shën Nikolla-n në Voskopojë dhe shumë të tjera.
Aktualisht po punojmë në rimëkëmbjen dhe mbrojtjen e Kullës së Sahatit të Krujës, fortesës së Durrësit dhe Kullës së Sahatit të Prezës, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
/abcnews.al/