Këndi amerikan në Shqipëri ofron mundësi për vajzat nga 10-18 vjeçe për t’u bërë pjesë e klubit “Technovation Girls”. Në njoftimin e shpërndarë nga ambasada amerikane thuhet se ky program do t’i ndihmojë vajzat e reja të bëhen sipërmarrëse dhe udhëheqëse në fushën e teknologjisë.
Statusi i ambasadës
Je një vajzë nga 10 deri 18 vjeç, e interesuar për teknologjinë dhe sipërmarrjen? Këndi ynë Amerikan në Tiranë po pranon ende aplikime për Klubin “Technovation Girls”. Ky program do t’i ndihmojë vajzat e reja të bëhen sipërmarrëse dhe udhëheqëse në fushën e teknologjisë.
Me mbështetjen e mentorëve tanë të përkushtuar, vajzat do të punojnë në ekipe për të krijuar aplikacionet për celularë që trajtojnë problemet e botës reale. Bashkohuni tani duke plotësuar formularin përpara datës 9 janar 2022: https://cutt.ly/MU0nJvz