Ambasada amerikane: Shqipëria vetëm një gjykatës larg nga Gjykatë Kushtetuese funksionale

schedule18:27 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 18:27 - 18 Dhjetor, 2020

Ndërkohë, që pritet emërimi i anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, që i hap rrugë funksionimit të këtij institucioni, ambasada amerikane në Tiranë, thekson se reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, as e shpejtë dhe as perfekte.

Përmes një postimi në rrjetet sociale selia diplomatike amerikane shkruan se Shqipëria është vetëm një gjykatës larg nga një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Reagimi i plotë:

Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo perfekte, por është duke ecur përpara, hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë. Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin me forcë dëshirën e popullit shqiptar për një sistem drejtësie transparent, të drejtë dhe tërësisht funksional.

Falë bashkëpunimit të ngushtë midis Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Presidencës dhe Parlamentit, me këtë emërim në pritje, Shqipëria është vetëm një gjykatës larg nga një Gjykatë Kushtetuese funksionale (funksionaliteti kërkon një kuorum prej 6 gjykatësish nga 9).

Veprimet e tyre u përgjigjen opinionit të Komisionit të Venecias, kërkesave për pranimin në Bashkimin Europian dhe – më e rëndësishmja – kërkesës së popullit shqiptar. Le të ecim përpara – hap pas hapi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!