Ambasada Amerikane në Tiranë uron shqiptarët për Festën e Flamurit

schedule11:42 - 28 Nëntor, 2018

schedule 11:42 - 28 Nëntor, 2018

Ambasada amerikane në Tiranë, ka vendosur të urojë shqiptarët për festën e Flamurit me anë të një “Quiz”-i. Me anë të një posteri të publikuar në profilin zyrtar të ambasadës në Facebook, është publikuar një poster në të cilin qëndrojnë të fshehura karakteristikat apo elementët që amerikanët pëlqejnë në Shqipëri.

Në postimin e ambasadës amerikane shkruhet: Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Ne i kërkuam personelit tonë amerikan të na tregonin me një fjalë apo frazë se çfarë u pëlqente nga Shqipëria. Ky poster përfaqëson një koleksion të disa prej gjërave tonë më të dashura të Shqipërisë dhe është mënyra jonë për të treguar vlerësimin tonë për këtë vend të mrekullueshëm. A i gjeni dot fjalët?. Le të shohim se sa do të gjeni!”/abcnews.al