Amazon spiunonte klientët nga zilja e derës

schedule10:47 - 1 Qershor, 2023

schedule 10:47 - 1 Qershor, 2023

Një ish-punonjës i sistemit të ziles së derës së Amazon, e cila ka edhe kamera, spiunoi klientet femra për muaj të tërë në 2017 me anë të kamerave të vendosura në dhomat e gjumit dhe banjat, tha Komisioni Federal i Tregtisë (KFT) në një dosje gjyqësore të mërkurën kur njoftoi një marrëveshje prej 5.8 milionë dollarë me kompaninë për shkeljet e privatësisë.

Amazon, e cila bleu Ring në prill 2018, tha se do të bënte disa ndryshime në praktikat e saj. Si pjesë e marrëveshjes me KFT, Ring duhet t’u zbulojë klientëve se sa akses në të dhënat e tyre kanë kompania dhe kontraktorët e saj.

Amazon gjithashtu ra dakord të paguante 25 milionë dollarë për akuzat se kishte shkelur të drejtat e privatësisë së fëmijëve kur nuk arriti të fshinte regjistrimet e Alexa me kërkesë të prindërve dhe i mbajti ato më shumë se ç’duhej.

FTC tha gjithashtu se Ring u dha punonjësve akses të pakufizuar në të dhënat e videove të klientëve. Si pjesë e marrëveshjes FTC me Ring, e cila përfshin 20 vjet, Ring duhet t’u tregojë klientëve se sa akses në të dhënat e tyre kanë kompania dhe kontraktorët e saj.

Në shkurt 2019, Ring ndryshoi politikat e saj në mënyrë që shumica e punonjësve ose kontraktorëve të Ring të mund të aksesonin videon private të një klienti vetëm me pëlqimin e atij personi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!