Amazon gjobitet nga BE me shumën marramendëse për keqpërdorimin e të dhënave

schedule17:21 - 31 Korrik, 2021

schedule 17:21 - 31 Korrik, 2021

Bashkimi Evropian ka gjobitur kompaninë Amazon me 746 milionë euro për shkelje të ligjeve të bllokut për mbrojtjen e të dhënave. Gjoba është lëshuar dy javë më parë nga rregullatori i privatësisë i Luksemburgut.

Komisioni Kombëtar i Luksemburgut për Mbrojtjen e të Dhënave tha se përpunimi i të dhënave personale nga Amazon nuk ishte në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të BE -së për Mbrojtjen e të Dhënave.

Ajo ka urdhëruar Amazon të rishikojë disa praktika të panjohura biznesi. Amazon, e cila ka selinë e saj evropiane në Luksemburg, mohoi se kishte pasur ndonjë lloj shkelje të rregullave të GDPR. “Ruajtja e sigurisë së informacionit të klientëve tanë dhe besimi i tyre janë përparësitë kryesore.

Nuk ka pasur shkelje të të dhënave dhe asnjë e dhënë e klientit nuk është ekspozuar ndaj ndonjë pale të tretë. Këto fakte janë të padiskutueshme. Ne nuk pajtohemi me vendimin e CNPD dhe kemi ndërmend të apelojmë.”, tha një zëdhënës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!